‘Komandanter‘ qeni i familjes së Presidentit Joe Biden , kafshoi personelin e Shërbimit Sekret Amerikan në të paktën 24 incidente në Shtëpinë e Bardhë dhe vende të tjera, sipas dokumenteve të reja të brendshme të USSS të marra nga CNN.
Për këtë arsye, shërbimi sekret ndryshoi taktikat duke i këshilluar agjentët “të jepnin më shumë hapësirë” rreth qenit të Bidenit, i cili është i llojit Shephard gjerman.
Paralajmërimi kishte ardhur disa muaj para se “Commanderi” të largohej nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas dokumenteve, të paktën 24 kafshime kanë ndodhur midis tetorit 2022 dhe korrikut 2023, duke përfshirë kafshime në kyçin e dorës, parakrahun, bërrylin, belin, gjoksin, kofshën dhe shpatullën.
Dokumentet tregojnë vetëm incidentet e “Commanderit” me agjentët e shërbimit sekret, por jo edhe m të tjerë që punojnë në Shtëpinë e Bardhë.