Eriselda Shllaku është një emër që dikur ka bërë xhiron e ekranit, si aktore, moderatore dhe modele. Sot ajo është më e tërhequr nga bota e medias, megjithatë në profilin e saj në instagram është mjaft aktive.
Së fundmi ajo ka bërë një postim nga dhoma e gjumit, në shtratin e saj dhe gjithashtu përshkrimi është mjaft provokues.
“Pozicioni gjithmone sherben per ju qe te shikoni me shume,fundja te zgjeroni horizontin”.
Ky post padyshim nuk është kaluar pa kritika nga ndjekësit.
“Më fal,po pse qenke lëshuar pas të 40tave? Do të ndërrosh zanat?”
Këtë koment Eriselda nuk e ka lënë pa një përgjigje.
“Më profil fale nuk bëj mhb,pastaj të lutem mos u manjakos pas fotos”
Debati ka vijuar edhe më tej të cilin mund ta ndiqni në screenshotet e shkëputura më poshtë.