Vëllai i Madh u ka dhënë dje një mision sekret Ilnisa Agollit dhe Liam Osmanit. Dyshja duhet që të fshinte gjërat që përdorin më së shumti banorët në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe të bënin rrëmujë.
E teksa ata të dy ishin në mision, Egla Ceno i ka kapur mat. Madje ajo është acaruar nga loja e Ilnisës dhe Liamit. Aktorja nuk e pranoi veprimin e tyre duke e quajtur atë të turpshëm.
Egla: Ju nuk do i afroheni më gjërave të mia dhe ti nuk do të më afrohesh më
Ilnisa: Do të kritikosh këtë që shikove
Egla: Ti mos fol se nuk ke të drejtë fjalë
Egla: Se e vendos unë. Qepe gojën
Egla: Ky është turp nuk është lojë
Liam: Me vjen keq se ne thjeshtë donim të bënim një lojë në bazat e lojës pa kaluar kufijtë
Egla: Ky është turp nuk është lojë
Liam: Ne thjeshtë donim të bënim një lojë
Egla: Ti e din se çfarë mund të mendoj unë
Egla: Mua nuk më detyrosh asnjë shpjegim, por vetes tënde po. Nëse të pëlqen ta bësh këtë lojë bëje, kënaqu. Shijoje dhe vazhdoni ta bëni. Dua të mos më afrohesh më ti dhe mos më prekni gjërat. Të tjerat shikoni dhe bëni sepse jeni të rritur.
Egla: Ti mua nuk më pëlqen dhe dua ta dëgjosh nga goja ime. Ti bëre një tjetër Liam te dhoma e gjumit dhe ndryshe je tani
Pas bisedës me Liamin, aktorja zgjoi nga gjumi të gjithë banorët duke u treguar se shtëpia është kthyer përmbys nga Ilnisa dhe konkurrenti i “BB VIP3”.