Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qetë në Lagjen e Boshnjakëve, Policia e Kosovës po monitoron situatën

Në Lagjen e Boshnjakëve në veri aktualisht situata raportohet të jetë e qetë dhe pa incidente të reja.

Siç ka raportuar gazetarja Arbenita Ilazi në këtë pjesë të veriut, nuk janë parë protestues serb, përveç qytetarëve të zakonshëm të asaj lagjeje.

Ajo ka bërë të ditur se teksa ishin rrugës për në veri, një autoblind e pjesëtarëve të KFOR-it është larguar nga Lagja e Boshnjakëve.

Gjatë ditës së sotme Njësia Speciale e Kosovës pas arrestimit të serbit të dyshuar për sulm ndaj Policisë dhe KFOR-it u përballë edhe me sulme tjera të dhunshme nga serbët lokalë të veriut.