Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lëshuar një ide në opinion sa i përket qeverisë në zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka propozuar të bëhet një qeveri me roacion mes liderëve opozitarë, një vit AAK, një LDK, një PDK e kështu me radhë.
Sali Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se me këtë opozitarët janë të etur për karrige.
Përderisa Haradinaj ka folur për tre vite qeverisje, kujtojmë, se mandati i ka katër vite, po mbasi vitin e fundit në rotacion do të jetë Lista Serbe.
Postimi i plotë:
Haradinaj nuk paska treguar asgjë të re se PLANS janë bashkë, e as kur fjalinë e paska nisur me “Unë një vit…” që shpreh shumë etjen dhe egon e secilit prej tyre për karrigë.
Interesante ke se ai paska folur për 3 vite në rrotacion, pra AAK, LDK e PDK. Por, mandati i ka 4 vite.
Cila parti mungon në këtë rrotacion? Lista serbe.
>