Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim që të ndajë 50 mijë euro për trajtimin e Bujar Bukoshit, ish-kryeministër i Kosovës në ekzil para luftës.
Vendimi i marrë më 28 dhjetor nga kryeministri shqiptar Rama sot është publikuar në Fletoren Zyrtare.
Qeveria shqiptare do të mbulojë me 50 mijë euro shpenzimet e mjekimit të Bukoshit.
“Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi bulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Bujar Bukoshi, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë”, thuhet në vendim.
Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Në vendim thuhet se pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.Edhe, qeveritë e mëhershme të Kosovës kanë ndarë disa herë mjete për mbulimin e shpenzimeve të shërimit të ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi.
Bukoshi ka kohë që ka pushuar aktivitetin politik për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.