Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Qeveria mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet që u morën

 
   

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar emrat e kandidatëve që do t’i propozohen Kuvendit, për pozitat e dy anëtarëve të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Emrat e propozuar janë Arta Qorolli-Isufi, Drita Desku, Adnan Preniqi, Arjeta Pajaziti-Qerimi, Kujtim Hoxha, Naim Sahiti.

Gjithashtu, Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për bartje të së drejtës së shfrytëzimit, nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, te Ministria e Shëndetësisë me qëllim të ndërtimit të objekteve të Institutit Special në Shtime dhe Qendrës Rehabilituese të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime.

Qeveria ka emëruar edhe Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës “NKEC”, me këtë përbërje: Alban Krasniqi, kryesues, Elvisa Destanovic, anëtare, Dhurata Gutaj, anëtare, Ismet Vrapqani, anëtar.

Qeveria ka bërë të ditur se ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve dhe ka emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë Sh. A, me këtë përbërje: Izja Mjeku, kryesuese, Arlindja Nallbani, anëtare, Besnik Aliu, anëtar, Valbona Fazliu Xheladini, anëtare.