Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë dy vendimet që i mori

 
   

Qeveria e Republikës së Kosovës sot gjatë ditës ka zhvilluar mbledhjen e radhës elektronike.

Me çrast u caktuan dy komisione.

Komisioni i parë i emëruar nga Qeveria në këtë mbledhje ishte komisionin “Ad hoc”, për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Gjithashtu u bë edhe emërimi i komisionit Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil.