Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qeveria mban mbledhje elektronike, pajtohet me kandidaturat për guvernator të BQK-së

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 150-të me radhë, në mënyrë elektronike, në të cilin ka miratuar vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë mendim lidhur me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Me vendimin e miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe ky vendim do të përcillet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.​

Këta janë dy kandidatët për guvernator të BQK-së

Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka përcaktuar listën finale me dy kandidatë.

Në këtë listë dërguar Kuvendit të Kosovës janë përzgjedhur, Ahmet Ismaili dhe Lulzim Ismajli.

Banka Qendrore e Kosovës njofton se Ahmet Ismaili është renditur me 84.67 pikë, ndërsa Lulzim Ismajli me 73.67 pikë, nga 100 maksimale.

“Banka Qendrore e Kosovës, Paneli për përzgjedhjen e Guvernatorit/es të Bankës Qendrore ka dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri, listën e kandidatëve të përzgjedhur si në vijim: Ahmet Ismaili – (84.67 pikë, nga 100 maksimale), Lulzim Ismajli – (73.67 pikë, nga 100 maksimale)”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), kishte përsëritur konkursin për guvernator të ri pas dështimit të përzgjedhjes së guvernatorit nga Kuvendi i Kosovës.

BQK-ja aktualisht udhëhiqet nga U.D i guvernatori Bashkim Nurboja i cili e ka marrë këtë detyrë pasi që i ka skaduar mandati Fehmi Mehmetit më 29 mars të këtij viti.