Qeveria ka miratuar Propozimin e vendimit për themelimin e Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare Këshilli i Evropës.
Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla tha se grup do të punojë e zhvillojë komunikim dhe bashkëpunim ndërinstitucional në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Me qenë se aplikimi ynë ka ndodhur në maj të vitit të kaluar për anëtarësim të plotë në KE, dhe më pak se një vit me vonë kemi kaluar etapën e parë e cila ka qenë e përqendruar në diplomaci që kërkesa jonë të arrij në Asamblenë parlamentare të KE-së”.
“Prandaj nëse për etapën e parë ka mjaftuar koordinimi i mirë ne mesë Qeverisë, presidencë dhe Kuvendit për ta kapërcyer këtë fazë, në fazën e dytë na duhet bashkëpunim edhe më i madh. Prandaj kemi propozuar krijimin e një grupi koordinues i cili ka për detyrë që të zhvilloj komunikim dhe bashkëpunim ndërinstitucional në lidhje me anëtarësimin e Kosovës”.
“Duke hartuar raporte për çështje specifike. Tri komitete të Asamblesë Parlamentare, do të përpilojnë raportin për situatën politike, juridike dhe të drejtat e njeriut në Kosovës në kuadër të procesit të anëtarësimit”, tha ajo.