Qeveria merr këtë vendim në mbledhjen e radhës
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike ka emëruar Komisionin ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.
Kryesues i komisionit është emëruar Naim Gashi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Anëtarët e komisionit janë Naim Bardiqi, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Venera Çerkini, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Ahmet Gashi, ushtrues detyre i udhëheqësit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore pranë Ministrisë së Brendshme dhe Besnik Aliu, ekspert i jashtëm.