Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Qeveria miraton dy nisma për marrëveshje me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy nisma për lidhje të marrëveshjeve me Shqipërinë.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se marrëveshjet që pritet të lidhen mes dy vendeve kanë të bëjnë me lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë joshtazore, dhe tjetra që lidhet me bashkëpunimin arsimor dhe shkencor.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar:

Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin në lehtësimin e Procedurave në Pikat e Inspektimit Kufitar për produktet me origjinë jo Shtazore. Marrëveshja synon të promovojë tregtinë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit duke pasur parasysh marrëdhëniet e zhvilluara deri tash dhe duke synuar forcimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë.

• Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim Arsimor dhe Shkencor me përfitim reciprok”, thuhet në komunikatë.