Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qeveria shkarkon Bujar Ejupin nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil

 
   

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën e ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), Bujar Ejupi.

Arsyetimin për përfundim të parakohshëm të mandatit të Ejupit para kabinetit qeveritar, e ka dhënë zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Zot para jush paraqes propozim-vendimin për përfundim të parakohshëm të mandatit të drejtori të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, Bujar Ejupi. Mosparovimi i raporteve vjetore të AAC-së nga Kuvendi i Kosovës, raportimi i shkeljeve profesionale të Ejupit nga ana e Bordit mbikëqyrës të AAC-së, raportimi me shumë gjetje i Autoritetit Mbikëqyrës të Islandës në emër të KFOR-it, raporti me 20 gjetje i ekspertëve austriakë si dhe një varg shkeljesh tjera, paraqesin bazë të mjaftueshme për përfundim të parakohshëm të mandatit të tij”, ka theksuar Durmishi.

Në anën tjetër Sindikata e Punëtorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil përshëndet Vendimin e sotshëm, megjithatë sipas tyre është vendim i vonuar.