Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qeveria shqiptare miraton projektligjin për kanabisin mjekësor

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për kanabisin për përdorim mjekësor. Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se do të ngrihet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit.

Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi dhe garantimi i procesit Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit.

“Ka miratuar projektligjin për kanabisin, për qëllime mjekësore dhe industriale. Nga këshillimi kombëtar ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën pse si do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit.

Aspekte kryesore, lidhen me aspekte rregullatorë që i përkasin nga momenti i kultivimit dhe eksporti i sigurt dhe i kontrolluar. Ka një element të veçantë, aspekti rregullator përcakton edhe institucionet që do merren me kontrollin e përpunimit dhe prodhimit të produkteve për qëllime mjekësore. Krijohet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit. Janë parashikuar të gjitha kushtet për aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve me kritere të përcaktuara dhe konsultuara dhe mirë oganizuara. Kemi patur gjithë vëmendjen e duhur për të gjithë praktikat më të mira në botë”, tha Manastirliu./TCH