Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Mbledhja pritet të filloj nga ora 10:00.
Mbledhja mbahet në ndërtesën e Qeverisë.
Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.
Sot në mbledhjen e qeverisë do të shqyrtohet një projekt-udhëzim administrativ lidhur me pjesëmarrjen e fëmijëve në Klubet e Natës.
“Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Masat e Duhura Parandaluese dhe Mbrojtëse për Ndalimin e Pjesëmarrjes së Fëmijëve në Klubet e Natës dhe Hapësira të tjera të ngjashme (MPB)”, thotë pika e katërt e rendit të ditës.
Pikat
Gjithashtu në këtë mbledhje do të shqyrtohen edhe çështje të tjera me rëndësi.