Një mërgimtar nga Amerika që kishte ardhur pas shumë vitesh në Kosovë, ka eskaluar në ofendime për krerët e UÇK-së.
Ai e ka ofenduar Hashim Thaçin e Ramush Haradinaj. Edhe për kryeministrin Kurti ka thënë se duhet të shkojë në shtëpi.
“Është mëkat me taku Haradinaj. Nuk takohna me të, nën nivelin tim me u taku me mu. Jo more nuk ka kurrgjë në kry ai, jo ai, po krejt more qita të UÇK-së të leshit”, tha ky mërgimtar në një intervistë.
“Mos të merret me politikë nuk e ofendoj, jam falënderues në Ushtri. Po çfarë politike me Hashim Thaçin, çka di ai çka është politika. Në burg më doket është ai, mi hek krejt. Me Albinin në shtëpi, e me ardh ti”, tha ai.
Kur u pyet nëse ka menduar të kthehet në Kosovë, ai fëmijët e tij i quajti amerikanë.
“Unë plak me u kthy a? Fëmija janë amerikanë. Ata thonë ne jemi shqiptaro-amerikan”, tha ai.
@topintervista Mergimtari nga amerika vjen pas 16 vitesh ne Kosove: “Krejt qita t’UCK’se t’lҽshit duhet me u hjek prej politike” / “Respekt qe ka luƒtu po jo per politike, krejt duhet me hec n’shpi, Albini, Ramushi, Hashimi”