Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli tha se në asnjë rrethanë Qeveria nuk do të ndikojë në sistemin e drejtësisë dhe në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
“Të paktën unë mund të flas dhe para se të flas në emër të Ministrisë së Drejtësisë, në asnjë rrethanë nuk është kjo intenca që të përzihemi qoftë në punën e tyrre qoftë në vendimarrje të tyre. Në po synojmë që drejtësinë ta bëjëm të besueshme për shqiptarët dhe kjo drejtësi të jetë e parë dhe e shikuar më një optikë dhe cila krijon besim.”, tha Qorrolli.
Qorrolli tha në se Këshilli Prokuorial deri në vitin 2026 do ta ketë këtë përbërje.
“Për shkak se Gjykata Kushtetuese nuk lejoi që mandati i tyre të ndërpritet …, ndërsa sipas drafitit dhe sipar ligjit, Këshilli Prokuorial do t’i ketë shtatë antëtarë, katër prokurorë dhe tre joprokurorë dhe përfundimisht ky ligj t’i adresojë ato që Komisioni i Venecias ka thënë më së miri, nuk i ka thënë asnjë institucion vendor, që t’i luftohet korporatizmi dhe kllika “, tha Qorrolli.