Anton Quni thotë se pas publikimit të përgjimeve nga bisedat mes Mimoza Kusari-Lilës e Sllavko Simiq, VV-ja e ka të vështirë ta aryestojë këtë komunikim me autoritetet serbe.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Anton Quni ka thënë përderisa Lëvizja Vetëvendosje gjykoi e i quajti tradhëtar ata që komunikuan me serbët, tani vet ata po komunikojnë e bashkëpunojnë me ta.
“Deputetët për një kohë kanë qenë të bombarduar nga opozita e dikurshme nga kontaktet e tyre që disa janë cilësuar si akte tradhëtie duke e gjykuar se kanë bashkëpunim me serbët. E tani kur këta po qeverisin shihet se ata po bashkëpunojnë dhe ne po njihemi me një realitet të ri”.
“Tani njoftohemi se edhe ata kanë zhvillu biseda e kanë kërku marrëveshje e që është e kundërta e asaj që kanë deklaruar dhe kjo nuk është transparente. Mënyra e komunikimit ishte larg syrit të opnionit prandaj edhe kërkohet llogaridhënie, dhe tani VV e ka të vështirë ta arsyetojë komunikimin me autoritet serbe”, tha ai.
Quni tha se mund të organizojnë edhe protesta si formë të shprehjes së qëndrimit të tyre për rrëzimin e Qeverisë Kurti.