Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Quni: Ushqimi për FSK-në nuk është në nivelin e duhur as për të burgosurit

 
   

Ish-ministri i Mbrojtës, Anton Quni e ka kritikuar zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla që ka vepruar pa autorizim dhe pa të drejtë që furnizimin me ushqim për FSK-në ta klasifikojë si “sekrete”.

Ai ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë veprim për zgjidhjen e problemit të furnizimit me ushqim për FSK-në.

Quni ka thënë se tani po bëhen improvizime me ushqim që nuk është i nivelit të duhur.

Madje ai në emisionin “InfoNata” tha se ai ushqim nuk është në nivelin e duhur as për të burgosurit.

“Tani ka improvizime nuk ka ndonjë zgjidhje. Ai ushqim nuk është në nivelin e duhur as për të burgosurit, është një trajtim abuziv”, tha Quni.

Ai tha se në Komision ku ka raportuar ministri Maqedonci kanë ofruar gatishmëri për mbështetje që të tejkalohet kjo krizë madje edhe me ndryshime ligjore, por sipas tij, disa anëtarë të VV-së aty kanë ndërhyrë dhe ndryshuar temë.

Quni i pyetur për numrin e largimit të ushtarëve nga FSK-ja, ku ka thënë se në një situatë mes rritje tensionesh mes Kosovës dhe Serbisë do duhej të kishte interesim më të madh FSK-në.

“E arsyetojnë me trendin me largim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe që për ata nuk është problem. Kur shifra kalon mbi 100, që më herët ka qenë një numër simbolik dhe këtë e arsyetojnë me trendët globale.. në një situatë ku janë të rritura tensionet mes Kosovës dhe Serinës, reagim i natyrshëm do të ishte rritja e interesimit për t’ju bashkuar FSK-së”, ka thënë Quni.