Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qytetarët e Graçanicës protestojnë kundër arrestimit të një serbi, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Pas arrestimit të serbit Dragisha Milenkoviq i cili dyshohet për krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998- 1999), disa qytetarë të komunitetit serbë janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre për arrestimin e sotëm të tij në qendër të Graçanicës.

Ndërkaq, rruga kryesore Prishtinë-Gjilan u bllokua nga serbët, të cilët u mblodhën për të protestuar kundër këtij arrestimi.

Ndryshe, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), në bashkëpunim dhe me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar hetime lidhur me krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998- 1999), ku përmes rrugëve hetimore-operative ka pranuar informacion për të dyshuarin mashkull kosovar serb me iniciale D.M, si pjesëmarrës në këto krime.

Po ashtu ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë.