Depozitat në sektorin bankar të Kosovës kanë kaluar shifrën prej 6.1 miliardë euro në fund të vitit 2023.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), nga kjo shumë, mbi 4 miliardë euro janë depozita të ekonomive familjare, mbi 1.3 miliardë euro janë depozita të bizneseve.
Vitin e kaluar depozitat në sektorin bankar të Kosovës janë rritur për mbi 10%, pasi që është rritur edhe norma e interesit në depozita, duke shkuar në 3.1% mesatare.
Fitimi i pastër i institucioneve mikrofinanciare në Kosovë vitin e kaluar ka qenë 17.1 milionë euro, gjithë kjo falë kamatave astronomike në kredi që japin për klientët, raporton Front Online.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) norma mesatare e interesit në kredi dhe lizingje nga institucionet mikrofinanciare është 19.1%, mbi 300 % më të larta se tek bankat komerciale.
Në Kosovë operojnë 23 institucione mikrofinanciare, shumica prej tyre me pronësi të huaj dhe kanë të punësuar 1465 punëtorë.