Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qytetarët në anën e Albin Kurtit: Edi Rama po tregohet arrogant, arsyetimet e tij në favor të Serbisë

Raportet mes Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti thuhet të jenë ftohur.

Ditën e djeshme, në vazhdën e takimeve të turit Ballkanik, Rama ka qëndruar në Kosovë ku ka zhvilluar takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeparlmentarin Glauk Konjufca.

Ndërsa, takimi i shumë pritur mes dy kryeministrave nuk u zhvillua edhe pse shumë pak metra ishin larg.

Por, si e pritën këtë vendim qytetarët?

“Edi Rama po dëshiron të jetë lider mes shqiptarëve, edhe është lider mes shqiptarëve sepse po din me fol mirë dhe po din mu rreshtu, është rreshtohet nga ana e Amerikës, kush është me Amerikën edhe do të fitojë. Mirëpo, ai kapak është arrogant, ato fjalë që i flet nuk i flet si njëri normal, por flet me arrogancë, e qeto fjalë po ja prishin imazhin, ka thënë njëri prej qytetarëve.

Ai gjithashtu tha për Ramën se po mendon që është mbi njerëzit e tjerë.

“Arsyetimi i Edi Ramës për anulimin e takimit të qeverive nuk janë të qëndrueshme, sepse shkojnë në favor të Serbisë. Nëse kronologjikisht e përcjellim politikën e Edi Ramës kur ka ardhur në pushtet vazhdimisht ka ndjekur politikë në përputhshmëri me ndërkombëtarët, në disfavor të Kosovës e në favor të Serbisë”, tha tjetri qytetarë.

Ndërkaq, kryeparlamentari Glauk Konjufca dje pas takimit me Ramën ka deklaruar se raportet mes dy kryeministrave është lënduar por se do të rregullohet së shpejti.

Ndryshe, kryeministri Edi Rama edhe pse homologu i tij Albin Kurti nuk e priti në takim, la sërish të hapur mundësinë për një takim.