Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qytetarët serbë vazhdojnë konvertimin e targave në RKS

 
   

Në veri të vendit, serbët po vazhdojnë të konvertojnë targat ilegale në targa RKS.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, deri tani numri i qytetarëve që kanë ndërruar targat në RKS është mbi 3 mijë.

Më 30 tetor, Qeveria e Kosovës vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS.

Vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës po ashtu parasheh që pas datës 1 dhjetor 2023, pronarët e mjeteve të pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri me datë 21 prill 2022, nuk do të kenë më mundësinë që këto automjete t’i regjistrojnë me targa RKS, të hyjnë apo të qarkullojnë në dhe përmes territorit të Republikës së Kosovës.