Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qytetari i vë metrin picës që porositi, ajo i del me minus në centimetra

Një qytetar që kishte porositur për të ngrënë në shtëpi ka mbetur i zhgënjyer nga porosia që ka marrë.

Ai ka treguar se mbrëmjen e sotme ka porositur dy pica me diametër 27 centimetër. Por kur porosia i ka mbërritur në shtëpi ai është zhgënjyer nga përmasa e picës.

Për të parë nëse pica që i kishte ardhur në shtëpi ishte në të vërtetë 27 centimetër, ai ka vendosur ta masë me metër.

Por kur ai i ka matur ka parë, se njëra prej tyre ishte vetëm 23 centimetër, ndërsa tjetra 21 centimetër.

Kur i ka shkruar restorantit në fjalë për këtë problem, ata janë justifikuar me tkurrjen e brumit për shkak të pjekjes.Burimi: JOQ