Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qytetari nga Vitia ndërroj jetë duke pirë kafe

Doli për të pirë kafenë, por për të ishte e fundit.

Një qytetar nga Vitia pësoi fatalisht mëngjesin e djeshëm, pasi duke pirë kafe në një lokal të qytetit, iu keqësua gjendja shëndetësore dhe mbeti pa shenja jete.

Policia bën të ditur se viktima është dërguar në emergjencën e qytetit, ku mjeku konstatoi vdekjen e tij.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë