Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ra ky mort e u pamë” – Matoshi flet se si Kadareja ishte zhgënjyer gjatë Rambujesë

 
   

Shkrimtari dhe komentatori politik, Halil Matoshi ka përmendur një prej veprave më të njohura të shkrimtarit tashmë të ndjerë, Ismail Kadare “Ra ky mort e u pamë”, si një prej shkrimeve ku ai shprehu zhgënjimet e tij, lidhur me delegacionin kosovar në Rambuje.

Matoshi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal 10, tha mes tjerash se Kadare mbetet zëdhënësi i Evropës për Kosovë e Shqipëri.

“Në vitin 98 në kulm të luftës, Kadare e shkruan librin “Ra ky mort e u pamë” sepse ka të bëj me Rambujen, ku Kadare është shumë i zgjënyer me disa nga njerëzit e delagacionit kosovar dhe me disa zëra brenda Kosovës, që donin ta pengonin më çdo kusht arritjen e koncenzusit kosovar shqiptar në miratimin e Rambujes që ishte bazë e parë e intervenimit të Natos.

Ai me të vërtëtë në atë dekë, dikujt i kujtohet ti thotë jo Amerikës ose jo Perëndimit. Më i ndjeshmi, Kadare është zëdhënësi i Evropës në trojet shqiptare”, tha Matoshi.