Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Raci: Kosova nuk duhet të lejohet të jetë strehë për grupe e individë si Wagneri, Radojçiqi dhe Veselinoviqi

 
   

Analisti politik, Gazmir Raci, pas tensioneve në veri ka reaguar duke thënë se Kosova nuk do të bëhet strehë e grupeve e individëve si Wagner, Radojçiqi dhe Veselinoviqi.

Raci, tutje ka thënë se veriu i vendit duhet të lirohet nga grupe kriminale dhe kontrabandiste.

Postimi i plotë:

Lidershipi aktual në Kosovë, në këto ditë kritike të përballjes me “milicinë fashiste” në veri, duhet të gjejë forcën për të krijuar unitet dhe një plan të përbashkët për integrimin e pjesës veriore, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në. Ajo pjesë të vendit duhet të lirohet nga këto grupe kriminale dhe kontrabandiste. Kosova është e të gjithëve por nuk duhet të lejohet të jetë strehë për grupe e individë si Wagneri, Radojçiqi dhe Veselinoviqi.