Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Raci: Publikimi i këtyre incizimeve instalon frikë mes deputetëve

 
   

Analisti Gazmir Raci ka thënë që përgjimevet e bisedave midis deputetëve krijon frikë mes përfaqësuesve të popullit.

Sipas tij, kjo nuk është shenjë fare e mirë për mbarëvajtjen e demokracisë në vend.

“Unë çka dëgjova dje dhe sot, dëgjova më shumë të fliste Slavkoja i cili përmes këtyre incizimeve që i ka bërë në zyrë të Kuvendit tentonte me na tregu neve të tjerëve se çfarë roli luan Radojçiqi sot në veri, çfarë faktori paqeje është, se sa familjar është, edhe se sa ai po mundohet të bëjë më të mirën për serbët e veriut sepse shumicën e përgjimeve flet vetëm Sllavko”, ka thënë Raci në Rubikon.

“Unë mendoj që është gabim që po instalohet një frymë e tillë ose një veprim i tillë që në Kuvendin e Kosovës me e incizu deputetin, paramendo se në çfarë cikli ne do të hyjmë tash? Secili deputet aty frikësohet nga kolegu i vet – do të frikësohemi të gjithë, edhe çfarë demokracie parlamentare ne po instalojmë sot?”