Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Radha e Hashim Thaçit”, Grenell reagon pasi u rrëzua një nga aktakuzat më të forta kundër Trump-it

 
   

Gjykatësja federale e qarkut Aileen Cannon e ka hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër Donald Trump, raporton CNN. Në një vendim të hënën, Cannon tha se emërimi i prokurorit special Jack Smith e shkel Kushtetutën.

Për këtë ka reaguar Richard Grenell, emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump.

Ai ka thënë se rasti i Jack Smith kundër Trumpit po shpërbëhet, duke shtuar se radha është që të shpërbehet edhe rasti për Hashim Thaçin, ish-presidentin e Kosovës që po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale që nga viti 2020.

“Rasti i Jack Smith kundër Trump po shpërbëhet. Radha është te ti, Hashim Thaçi ”, ka shkruar Grenell në “X”.

Grenell si një nga personat më të afërt politikisht të Trumpit, vazhdimisht  e ka sulmuar Jack Smithin.