Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Radoiçiq dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd

 
   

Ish-nënkryetari i Listes Serbe, Milan Radoiçiq i cili ishte akteri kryesor në sulmin në veri, është arrestuar në Serbi dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

]Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Radoiçiq u dërgua në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal.

Tani është publikuar një foto e Radojçiqit bashkë me avokatin e tij, Goran Petronijeviq në Prokurori.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga Prokuroria në Beograd.

Më 29 shtator, Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë.

Në këtë fshat të komunës së Zveçanit – pjesa veriore e Kosovës – grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – por dha dorëheqje nga kjo pozitë në ditën kur mori përgjegjësinë për sulmin.