Avokati Asdren Hoxha është kundërshtuar fuqishëm në “Pressing” në T7 nga dy gazetarët Kreshnik Gashi e Parim Olluri, kur tha se terroristët në veri kanë shkuar atje “pa e menduar mirë” dhe se terroristët kanë profesione njëri “koreograf” e tjetri sipas tij ka punuar në “pompë të benzinës”, këtu ndërhynë dy gazetarët duke ia bërë me dije se ata janë përgatitur me muaj të tërë për të kryer sulmin mbi Policinë e Kosovës në veri.
“Me kond me marrë Veriun, me njerëz me valltarë që kanë shkuar pa menduar mirë… Budallakinë e vetë e ka kallxu”, tha avokati Hoxha.
Nga deklarata e të cilit u shokuan dy gazetarët, Gashi e Olluri.
“Njoni ka qenë koreograf, e tjetri ka punu në pompë të benzinës, një i vrarë i ka gra autoambulancës”, tha tutje avokati Hoxha.
E kujna është pompa e benzinës, e pyeti gazetari Gashi avokatin Hoxha.
“Nuk e di e kujna është”, ia ktheu avokati Hoxha.
“Ka plane, që i ka nxanë policia, një grup amater nuk mundet mi pas gjithë ato armatime”, i tha avokatit gazetari.
“Nuk mundemi me thanë që janë grup i mësuesve dhe valltarëve atje, është grup kriminal i organizuar”, shtoi ai.
Më pas Olluri i tha avokatit “shyqyr që nuk je gjyqtar se ti me pa Radojiçiqin në pompë të benzinës po e shpallshe ta pafajshëm”.
“Lehtë po e amnistojshe”, i tha gazetari Olluri atij.
“Nuk janë kanë njerëz që kanë me na përbi brenda 24-orëve”, tha më pas avokati Hoxha.