Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Radomiroviq publikon disa dokumente, pretendon se Lista Serbe ka keqpërdorur shumë para nga buxheti i Kosovës

Radojica Radomiroviq, zv. ministër në Qeverinë Kurti ka publikuar disa dokumente me të cilat thotë se ka fakte që Lista Serbe ka zhvatur buxhetin e Kosovës.

Sipas tij janë dy raste të ndara që sipas tij, LS ka keqpërdorur disa para që janë nga buxheti i Kosovës për një jetë më të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë.

Mes tjerash, ai ka publikuar një dokument për te cilin pretendon që janë bërë dallavere në komunën e Leposaviqit për blerje të perdeve në shume prej 15 mijë euro.

E pos kësaj, Radomiroviq thotë se anëtarë të kësaj partie Slavko Simiq dhe Ivan Milojeviq kanë keqpërdorur edhe më herët fondet e Qeverisë së Kosovës.

Me këto fonde, sipas tij anëtarë të LS, siç i quan ai lista e zezë kanë blerë prona të shumta në Serbi e Mal të Zi.

Radomiroviq, thotë se bëhet fjalë për dy raste të ndara të zhvatjes së buxhetit të Kosovës nga serbët e Kosovës. Zhvarja e parë sipas tij ka ndodhur në vitin 2027 kur është ndërtuar shtëpia e gjuetisë, kurse rasti i dytë blerja e disa perdeve.

“Shtëpia e gjuetisë është ndërtuar në vitin 2017. 109,525.25 euro në vitin 2022 të vjedhura nga taksapaguesit e Kosovës. Më tej do të shihni se Qeveria e Kosovës ka investuar shumë para në veri të Kosovës, për një jetë më të mirë për të gjitha komunitetet. Fatkeqësisht, ato para u përdorën për Slavko Simiqin, Ivan Milojevic … kanë blerë prona të shumta në Serbi dhe Mal të Zi”, thotë Radomiroviq.