
Policia ka njoftuar se është arrestuar një burrë në Sarosh të Rahovecit, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar një burrë.
Viktima dyshohet se është sulmuar nga një mjetë i mprehtë.
Pas kësaj viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Sarosh, Rahovec 07.06.2023 – 00:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar me një mjetë të mprehtë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.