Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Raketat kundërtanke ‘Javelin’, Bytyçi befasohet nga reagimet e çuditshme – ‘godet’ disa politikanë

 
   

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës bëri të ditur se ka bërë kërkesë për blerjen edhe të armëve të tjera, përveç 246 raketave kundërtanke të tipit Javelin që janë kërkuar të blihen nga SHBA-ja.

Kjo ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ku për këtë ka disa fjalë edhe profesori Enver Bytyçi.

Ai në një postim në Facebook, i cilësoi si të çuditshme disa reagime, ku në këtë rast ishte fjala për reagimet e ish-udhëheqësit e shtetit.

Më saktësisht, ishte Haradinaj, ku në reagimin e tij tha se lajmi do të konsiderohej sukses sikur të mos ishte i vonuar me vite, pasi sipas tij, qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat “Javelin”.

“Unë prisja duartrokitje, së paku nga ata që e vodhën 20 vjet buxhetin e shtetit dhe investuan për ushtrinë as 1/5 e investimit të qeverisë aktuale. Ndërkaq, edhe sikur këta pretenduesit anadollakë të javelinëve të kishin qeverisur mirë, duhet ta dinë se t’i mund të kërkosh, por partneri, aleati apo miku amerikan nuk të beson e nuk të jep asgjë. Nëse paskan kërkuar, pse nuk i morën?!” – shkroi Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kundërtanket e njëkohësisht kundërajrorë, Javelin, kanë shkaktuar reagime të çuditshme. Janë lëshuar injorantët e politikës në Kosovë për të marrë meritat e kërkesës së parë. Nuk dihet ndoshta del ndonjë bashkëkohas i Skënderbeut apo Ismail Qemalit e thotë se është ai që ka porositur Javelinët në SHBA! Qesharakë deri në ekstrem. Ves i shëmtuar i politikës tipike staliniste e enveriste shqiptare, për të kap pak prestigj, pak lavdi e pse jo edhe kapital politik.

Unë prisja duartrokitje, së paku nga ata që e vodhën 20 vjet buxhetin e shtetit dhe investuan për ushtrinë as 1/5 e investimit të qeverisë aktuale. Ndërkaq, edhe sikur këta pretenduesit anadollakë të javelinëve të kishin qeverisur mirë, duhet ta dinë se ti mund të kërkosh, por partneri, aleati apo miku amerikan nuk të beson e nuk të jep asgjë. Nëse paskan kërkuar, pse nuk i morën?!

Atëherë, qoftë dhe për këtë arsye nëse ato raketa mbrojtëse lëvrohen tani, merita i takon jo vetëm menaxhimit të mirë të buxhetit të shtetit, por edhe besueshmërisë që ka krijuar qeverisja e sotme. Të kuptohemi, jo vetëm qeveria, por qeverisja!