Fluksi i lartë i pasagjerëve drejt Shqipërisë ka bërë që Autoriteti Portual i Durrësit të shtojë linjat e operimit të trageteve dhe njëkohësisht edhe sportelet për përpunimin e të dhënave të pasagjerëve.
Kryeministri Edi Rama ndau të shtunën në rrjetet sociale pamje nga Porti i Durrësit mëngjesin e sotëm.
“Numri i pasagjerëve të mbërritur nga Italia vetëm në mëngjes ishte 4 150 dhe 1 350 autovetura”, tha Rama.
Me nisjen e sezonit veror në portin e Durrësit pati një fluks të lartë të udhëtarëve.
Fluksi progresiv solli edhe lundrime të dyfishta, me qëllim përballimin e fluksit, që ishte i përqendruar në hyrje për në vendin tonë.
Shqipëria në 6 muajt e parë të këtij viti u vizitua nga 4.5 milionë turistë të huaj. Shifra shënon një rritje me 34% krahasuar me vitin e kaluar./ATSH