Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sqaruar mungesën e tij në pjesëmarrjen në Greqi, të thirru nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ku po marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor
Rama përmes një sqarimi në Twitter ka thënë se “arsyeja është e thjeshtë: nuk doja të shqetësoja mikpritësin dhe të ftuarit e tij, duke e shtuar zhurmën para se miqtë e mi të mirë të mbledhur në Athinë të përfundonin punën e tyre”, ka shkruar Rama
Ai ka thënë se përshëndet një nismë të tillë të kryeministrit grek.
“Jam i lumtur që Kyriakos mori iniciativën për të ndarë bukën me liderët shumë të rëndësishëm dhe për të diskutuar të ardhmen evropiane të Ballkanit në sfondin e agresionit rus. Rajoni ka nevojë që Greqia të përfshihet më shumë në rrugën tonë të përbashkët. Unë i kam thënë gjithmonë atij apo miqve të tjerë grekë, duke e thënë publikisht në disa raste, se sinqerisht besoj se vendi i tyre ka një rol të natyrshëm për të luajtur në Ballkan duke pasur parasysh profilin dhe përvojën e tij në BE”, ka shkruar Rama ndër të tjera.
Rama ka uruar që darka e kryeministrit grek me liderët e rajonit të ketë qenë produktive.
“Dhe sigurisht nuk doja të shikoja që darka të përdorej për t’i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor kundrejt qëllimit ambicioz të nismës. për t’i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor kundrejt qëllimit shumë më ambicioz të nismës …. Për sa më përket mua, të flasësh, të komunikosh, të debatosh me miqtë, aleatët, partnerët dhe fqinjët në radhë të parë është thelbi i politikës ndërkombëtare dhe të përpiqesh, gjithmonë të përpiqesh, të vendosësh veten në vendin e tjetrit është një domosdoshmëri. Aq më tepër kur gjërat duket se shkojnë keq”, është shprehur kryeministri i Shqipërisë.
Ai ka ftuar homologun grek për vizitë në Tiranë në muajin tetor, ku Shqipëria do të jetë kryesuese e Samitit të Berlinit./teve1.info/
Tags: Edi Ramatakimi ne Greqi