Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti, Bajram Begaj, kanë zhvilluar takim, para Samitit të Procesit të Berlinit dhe vizitës së presidentit të Francës, Emanuel Macron.
Vizita e Macron do të jetë e para e një presidenti francez në Shqipëri.
“Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar”, ka shkruar Rama.
Samiti i Berlinit do të mbahet në Tiranë më 16 tetor, i pari i këtij lloji në një vend jashtë BE-së./teve1.info/