Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Takimi është zhvilluar në New York në kuadër të Samitin për të Ardhmen që po mbahet Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Për takimin ka njoftuar Rama, i cili nuk ka dhënë detaje se për çfarë është diskutuar.
Gjatë fjalimit të tij në samitin e OKB-së, Rama tha lufta e re në Evropë po kërcënon ekzistencën e njerëzimit.
“…një luftë e re ka vënë në pikëpyetje deri te ekzistenca e njerëzimit, pasi po bëhen kërcënime me armë bërthamore. Bota ka ndryshuar që nga koha kur Kombet e Bashkuara janë themeluar. Duket se kemi humbur arsyen e pastër se pse ky institucion mbetet i pazëvendësueshëm. Tashmë askush nuk është i sigurt. Sfidat tona janë të ndërlidhura, nëse nuk përballemi me to nga një rend shumëpalësh do të dështojmë”, tha Rama./teve1.info/