Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama e krahason Kurtin me Oso Kukën, por në vendin e gabuar

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me Dritan Abazoviçin të mbajtur dje në Podgoricë, e ka krahasuar Albin Kurtin me heroin Oso Kuka, për të cilin ka thënë se si ai, është mbyllur në kullë dhe po lufton heroikisht me perandoritë e mëdha.

Por, si duket Rama nuk e dinte se Oso Kuka nuk ishte rasti më i mirë për t’u përmendur në këtë rast.

Siç dihet, Oso Kuka (1812 ose 1820 – 12 qershor 1861) ka qenë një kapiten i rojeve të kufirit osmano-malazez. Mes konflikteve të shpeshta mes Perandorisë Osmane dhe Malit të Zi në shek. XIX, Osman Bejtullah agë Kuka (i njohur si Oso Kuka) i rrethuar nga ushtarë malazezë në një kullë në ishullin Vraninë, ai e hodhi në erë atë duke vrarë veten dhe shumë nga ushtarët malazezë.

Por çfarë tha Rama duke bërë batuta me gazetarët?

Rama fillimisht i pyeti ata nëse e njohin Oso Kukën, heroin shkodran, dhe më pas vazhdoi:

“E njihni ju Oso Kukën këtej nga Mali i Zi apo jo? Keni me siguri ndonjë Oso Kukoviç që është futur në kullë ka luftuar me të gjitha perandoritë dhe është vrarë heroikisht”, deklaroi Rama, shkruan albeu.

View this post on Instagram

A post shared by Lolita Albania (@lolita.albania)