![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/rama-e-ngriti-ne-qiell-e-perqafoi-fort-e-duartrokiti-dhe-e-rehabilitoi-por-ky-shtet-i-tha-jo-ithtarit-te-millosheviqit-dhe-putinit_64e296318423a.jpeg?resize=850%2C567&ssl=1)
Këngëtarit të njohur serb Goran Bregoviç dhe grupit të tij iu refuzua hyrja në Moldavi menjëherë pasi aterruan në aeroportin e Kishinaut të dielën. Artisti do të performonte në Festivalin Gustar.
Por, tash e dy vite më parë Bregoviç nuk e pati vështirë të performonte në qytetin e Korçës, madje i ftuar nga vet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Dr. Enver Bytyçi e ka komentuar refuzimin që Moldavia ia bëri këtij këngëtari duke e ndërlidhur dhe krahasuar pikërisht me rastin në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Moldavia nuk e lejoi të hynte e të këndonte në një festival aty! Kjo sepse Goran Bregoviç mbështet Rusinë, botën ruse dhe presidentin Putin kundër Ukraines.
Por Edi Rama ia dha Bregoviçit çelësin e Tiranës, e ftoi në festivale në Shqipëri, përfshire Korçen, e ngriti në qiell, e përqafoi fort, e duartrokiti dhe e rehabilitoi këtë këngëtar e ithtar të Milosheviçit!
Bejeni diferencën dhe gjykoni me mendje e jo me stomak!