Janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme në vend.
Analisti politik, Fidan Rama ka thënë se determinues i të gjitha proceseve në historinë e zgjedhje parlamentare në Kosovë kanë qenë kryekëput të lidhura me procesin e dialogut dhe situatën në raport me Serbinë.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Rama ka thënë se që nga paslufta asnjë qeveri nuk e ka quar mandatin deri në fund dhe sipas tij, cdo herë determinuese për të dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme kanë qenë problemet politike dhe situatat gjeopolitike në vendet e BE-së dhe në Amerikë.
“Një situatë të tillë pothuajse të ngjajshme ndodhemi edhe sot si Kosovë. Kjo pasi po e shoh një mosvullnet politik si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia që të shtyjnë përpara procesin e dialogut sidomos në këto pikat e fundit”, ka thënë Rama.
Duke folur për sondazhin e fundit se ku qëndrojnë partitë politike, Rama ka thënë se ky sondazh e ka frikësuar opozitën.