Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Rama në Twitter ka shkruar se propozimin do t’ia dorëzojë presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj të hënën.
Në vend të Çuçit, Rama ka propozuar Taulant Ballën.
“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falënderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese edhe në këtë drejtim”, ka shkruar Rama në Tëitter.
Sot gjatë ditës, edhe Rraja dha dorëheqje nga detyra e deputetit, ndërsa kërkoi falje për dhunën e shfrenuar ndaj dy qytetarëve.