Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Francë, ku edhe do të mbahet edicioni i 6 i Forumit të Paqes në Paris.
Rama ka shpërndarë në Facebook, video të momentit ku edhe ka mbërritur në darkën zyrtare me Presidentin Macron. Kryeministri është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ndërsa janë takuar edhe me çiftin presidencial ku shihet edhe bashkëshortja e presidentit francez Brigtte.
“Paris, Élysée Palace – Për darkën zyrtare me Presidentin Macron”, shkruan Rama në Facebook.
Sakaq në forumin e paqes në Paris, që do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor, do të marrin pjesë mbi 50 shtete.