Në Shqipëri mbi 36 mijë familje që nga 1 janari i këtij viti kanë përfituar bonusin për të porsalindurit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në Facebook, ka shkruar se në buxhetin e vitit 2024, Qeveria shqiptare do të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë.
“Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit që nga 1 Janari i këtij viti. Edhe në buxhetin e vitit 2024, qeveria shqiptare do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj”, ka shkruar Rama.