Rama mesazh shqiptarëve: “Kolera është si zjarri i ndezur, ndaj përhapuni”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur që t’i përcjell qytetarëve shqiptarë një mesazh sensibilizues, përmes një thënie të shenjtë, në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Rama sjell shembullin e thirrjeve që bëheshin për kolerën.

“Amer ibnul Asi, kur e mori udhëheqjen e Shamit në kohën e Omerit r.a iu drejtua popullit me këto fjalë pasiqë ishte shfaqur sëmundja e kolerës, duke thënë:

‘O ju njerëz kolera është si zjarri i ndezur dhe ju mudn të jeni lëndë djegëse e tij, andaj shpërndahuni që zjarri (kolera) mos të ketë me çka të ndizet dhe kështu ai shuhet’, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/