Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey.
Rama tha se e ka uruar Hennessey për marrjen e detyrës teksa tha se gjatë këtij takimi u bisedua për avancimin e aktiviteteve në fusha të ndryshme, si siguria e drejtësia dhe arritja e barazisë së qytetarëve.
“Rritja e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës është shumë e rëndësishme pasi Republika e Kosovës është në fazën finale të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Falënderova zonjën Hennessey për mbështetjen që na ofron ne si Kryeqytet dhe gjithë vendit, dhe e sigurova për gatishmërinë tonë për projekte të përbashkëta. Prishtina po bëhet për festën e anëtarësimit”, tha Rama në Facebook.