Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama propozon “konferencë” ku Kurti dhe Vuçiq mbyllen brenda pa të drejtë dalje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kritikuar procesin e negociatave të Brukselit, marrë parasysh gjendjen e tensionuar në veri të Republikës së Kosovës. 

Ai ka propozuar një konferencë normalizimi ku kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq do të mbylleshin deri kur të përfundonte diskutimi për gjithë mospajtimet.

Rama gjithashtu ka përmendur ekzistencën e marrëveshjes së Ohrit, dhe ka thënë se të dy liderët ia hedhin fajin njëri-tjetrit pse nuk zbatohet.

Kreu i ekzekutivit shqiptar ka paralajmëruar se realiteti i sotëm mund të shndërrohet në një realitet negativ nesër, duke përmendur këtu ekonominë e Kosovës.

Ai ka thënë e i vetmi njeri që përfiton nga ngjarjet në veri, është Vladimir Putin.