Kryeministri i Shqipërise, Edi Rama ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, i cili ndodhi të shtunën.
Rama ka thënë se Shqipëria e mbështet dhe i qëndron në solidaritet popullit të Izraelit.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit”, shkroi Rama në platformën “X”./teve1.info/
🇦🇱Albania strongly condemns the unprecedented attack initiated by Iran against Israel, which poses a threat to destabilize the region irreversibly.
We stand in solidarity with the Israeli people and fully endorse our partners’ endeavors toward de-escalation.
🇦🇱Albania…
— Edi Rama (@ediramaal) April 14, 2024