Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama: S’kam ndërruar tokë, bëj thirrje të hetohet rasti

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka thënë se sot po shfuqizohet një vendim që është nënshkruar në Kuvendin Komunal të kësaj komune dhe s’ka pasur asnjë reagim apo kundërshtim.

“Sot jemi këtu për ta shfuqizuar një vendim që është bërë nga ky kuvend. Është miratuar në këtë vend dhe nuk është thënë asnjë fjalë nga askush. Pa asnjë argument shtesë, pa asnjë fakt shtesë, nuk janë një ose dy, janë pesë zyrtarë që kanë nënshkruar për, e me pas të pestit e tërheqin nënshkrimin”, shprehet ai.

Ai i quajti të pavërteta raportimet e i ka dhuruar 20 hektarë për 8 hektarë dhe se sipas tij këtë e ka vlerësuar ministria e mjedisit.

Rama ka bërë thirrje që të bëhen hetime për këtë rast.

“Po i ripërsëris të pavërtetat. Është raportuar që kryeqyteti i ka dhuruar 20 hektarë për 8 hektarë, kjo nuk është e vërtetë, këtë nuk e përcakton kryeqyteti as Përparim Rama por ministria përkatëse. Janë ngritur pyetje se çfarë interesi ka të merret një tokë afër liqenit, Përparim Rama nuk ka thënë se është tokë me vlerë por ministria e mjedisit. Janë të mirëseardhura hetimet, unë i kam mbështetur dhe kam kërkuar publikisht, edhe sot prej kësaj foltore i bëj thirrje hetuesisë të hetojë këtë”, deklaron Rama.