
Kryeministri i Shqipërisë, ka publikuar koleksionin fotografik të Dinastisë së Marubëve të cilat gjenden në Muzeun Kombëtarë të fotografisë Marubi.
Rama përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë në Shkodër ta vizitojnë këtë vend.
“Nëse jeni në Shkodër, mos e lini pa parë koleksionin e rrallë fotografik të Dinastisë së Marubëve”, ka shkruar Rama.